Rriten rastet e çrregullimeve të shëndetit mendor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-10-14

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 1 në 4 persona në botë vuan nga problemet me shëndetin mendor. Kjo statistike e Organizatës botërore të shëndetësisë është një kambanë alarmi edhe për vendin tonë, pasi rastet po shtohen.Vetëm në poliklinikën nr 3 në kryeqytet nga janari e deri më tani, 10 mijë persona i janë drejtuar shërbimit psikiatrik.Në rastin e Shqipërisë shkaqet janë të ndryshme por kryesojnë ata ekonomike. Por ndonëse shqetësimi është i madh, shumë qytetarë ngurojnë të kërkojnë ndihmë te psikologu apo psikiatri.Çrregullimet mendore, nëse nuk trajtohen në kohë, mund të përfundojnë edhe me akte tragjike nga të sëmurët.Këtë vit OBSH po punon për ndërgjegjësimin e qytetarëve nën sloganin ?Te punojmë së bashku për parandalimin e vetëvrasjes?.

Share This Video


Download

  
Report form