Selita e Vogël: Jetesa mes ujërave të zeza - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është fjala për rrugën ?Mentor Xhemali? ku banoret e lagjes Selite e Vogël kane nje vit e gjysme qe bashkëjetojnë me ujërat e zeza. Banoret janë ankuar disa here radhazi ne bashkinë e qytetit te Tiranës, për t?i dhënë zgjidhje kësaj situate e cila rrezikon te behet vatër infeksionesh per shtëpinë përgjatë kësaj rruge. Kjo rruge shërben si ure lidhëse midis unazës dhe Komunës se Parisit, ku nuk mungojnë edhe mjetet e tonazhit te rende. Megjithatë edhe për vete shoferet qe e bëjnë këtë aks disa here ne dite, situata është e padurueshme,era e ujërave te zeza kundërmon. Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve pret miratimin e nje fondi prej 37 milion lekësh per pastrimin e ujerave te zeza, dhe zëvendësimin e nje tubacioni 600 metra. Kjo situate rendohet akoma me shume kur bie shi, dhe rruga behet thuajse e pakalueshme.

Share This Video


Download

  
Report form