http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është pamja qe te ofrohet ne hyrje te qytetit bregdetar te Vlorës. Një kanal i mbushur me mbetje te gjithfarëllojshme prej vitesh ka bere qe zona dikur e frekuentuar nga turistet, sot te braktiset. Kjo situate është ne zonën e njohur prej te gjithëve si ?Ish-Aulona?. Mosizolizimi i kanalit qe shërben prej vitesh për derdhjen e ujërave te zeza ka krijuar alarmon banoret qe i tremben epidemive. Prishja e ndërtimeve pa leje ne kete zone duket se e ka përkeqësuar edhe me shume situatën pasi eshte shkatërruar plotësisht dhe mburoja e përkohshme qe vet banoret kishin gjetur si zgjidhje. Banore te zones apelojnë qe te merren sa me shpejt masa per mbulimin e kanalit, ndërsa pohojnë se askush nga pushteti vendor nuk po merr asnjë mase. Jashtë kamerës kreu i ndërmarrjes se shërbimeve publike Ertel Shehu bën te ditur se tashme ky rast ka kaluar ne zyrën e projektimeve pranë bashkisë Vlorë dhe pritet qe se shpejti te nis rehabilitimi i zonës dhe izolimi i kanalit.