Tahiri: U sekuestruan 6.4 miliardë euro drogë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria nuk është më pjesë e hartës së zezë për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotikë. Është ky përshkrimi që i ka bërë ministri i brendshëm Saimir Tahiri Shqipërisë gjatë prezantimit të rezultateve të operacioneve antidrogë. Gjithashtu ai nënvizoi se vlera e drogës e sekuestruar dhe asgjësuar shkon në 6.4 miliardë euro, para që sipas Tahirit përdoreshin për të furnizuar botën e krimit.?Shqipëria konsiderohen vend origjine dhe tranziti për lëndët narkotike. U desh që deri në dhjetor të ndërprisnim rrugët e trafikimit të drogës që ishte mbjell e korrur para se qeveria të mandatohej në parlament dhe të rindërtonim besimin e humbur. Na u desh të pastronim radhët e policisë nga personat e lidhur me kultivuesit dhe trafikuesit dhe të ndalonim që historia të përsëritej. Filluam një fushatë sensibilizimi takimi me qytetarët. Ka pasur raste kur veprimet e policisë keqkuptoheshin si rasti i lojës së futbollit në Lazarat.??Vlera monetare e drogës të asgjësuar 6,4 miliardë euro. Një shifër që lë pafjalë secilin prej nesh. Deri dje ku kanë shkuar këto para? Janë para që kanë furnizuar botën e krimit për të korruptuar drejtësinë politikën për të dërrmuar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe për të krijuar një shoqëri të deformuar. Nuk mjaftohemi dhe nuk do ndalojmë me kaq. ?Gjatë fjalës së tij ministri Tahiri përmendi edhe dy operacionet e rëndësime kundër kultivimit të drogës, siç ishte ai në Lazarat dhe Dukagjin, dhe se trafiku i drogës vijon të mbetet kërcënim për të gjithë vendin.

Share This Video


Download

  
Report form