PD: Tahiri bekon parcelat me drogë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-25

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë fotografi të sipërfaqeve të kultivuara me hashash, të cilat Partia Demokratike pretendon se janë nën mbrojtjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në materialin që iu shpërnda mediave nga selia blu, Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, thotë se hapësira e mbjellë me drogë, gjenden kryesisht në Gusmar, rreth 20 minuta larg aksit kombëtar në rrethinat e Tepelenës.?Drogë e cila mbillet me bekimin e ministrit të Brendshëm, me marrjen e 30 përqindëshit për çdo rrënjë nga ana e drejtuesve të policisë, para që shkojnë drejtpërdrejtë tek Saimir Tahiri, tek Edi Rama. Kjo është një dëshmi tjetër se si sovraniteti i shtetit është dorëzuar në celula trafikante, të cilët shfrytëzojnë një popull të mjerë, një popull të lënë në mjerim e varfëri nga kjo qeveri, për t?u përdorur për mbjellje droge. Kjo nuk kërkon ligj të ri por kërkon vetëm vullnet politik. Kjo kërkon vetëm çmontim të bandave në qeverisje. Kjo kërkon vetëm çmontim të krimit të lidhur me pushtetin dhe pushtetit të lidhur me krimin. Koha e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit ka mbaruar?.Përveç fotove dhe prononcimit të Salianjit, PD nuk ka nxjerrë pamje të tjera. Kjo deklaratë vjen në vazhdën e denoncimeve nga opozita, sipas të cilave ministri i Brendshëm Tahiri, me bekimin e kryeministrit Rama, e kanë shndërruar vendin në një hapësirë të mbuluar nga hashashi.

Share This Video


Download

  
Report form