Tahiri: Plani kundër drogës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Cilido që do të tentojë të kultivojë lende narkotike do të përballet me sanksione të renda ligjore. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i cili ka deklaruar se së bashku me partneret ndërkombëtar, kanë bërë gati planin e veprimit kundër kultivimit të kësaj lëndë. "Sa i përket luftës ndaj kultivimit të drogës, jemi në fazën e reformimit sanksionues lidhur me kultivimin. Kemi bërë gati një plan veprimi me partnerët ndërkombëtarë pasi jemi të vendosur për të luftuar kultivimin. Ka kontroll mbi territorin, dhe edhe pse nuk është e lehtë lufta ndaj trafikut pasi presioni është i madh ne do të bëjmë më të mirën". Këtë deklaratë numri një i Ministrisë së Brendshme e bërë gjatë asgjësimit me djegie të rreth 1.7 tonëve të lëndëve narkotike, e kapur prej trafikanteve për të cilët Gjykata kishte urdhëruar sekuestrimin dhe me pas asgjësimin. Kjo procedurë u krye në prani edhe të disa ambasadoreve të akredituar në vendin tonë. Përfaqësuesi i BE-së Clive Rumbold tha se lufta ndaj trafikut të drogës do të ndikojë në vendimin për marrjen e statusit kandidat. Ai shprehu mbështetjen e Shqipërisë në luftën e narkotrafikut, ndërsa bëri thirrje që trafiku i drogës nga ajri të mos politizohet. Mësohet se droga e asgjësuar i përket 55 vendimeve  të Gjykatave në zonat Fushë - Krujë - Lazarat. Sipas llogaritjeve, nëse kjo sasi droge do të kishte përfunduar në treg do të kishte një vlerë prej 3 milion eurosh.

Share This Video


Download

  
Report form