http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjithë ankohen për rrugët e reja qe prishen vetëm pak kohe pas ndërtimit, por pak dihet se kjo vjen edhe si pasoje e ligjeve aktuale. Me marrëveshjen e re me Ministrinë e Transporteve, ndërtuesit synojnë te krijojnë jo vetëm barazi ne tendera, por edhe te rrisin standardet ne punët publike.Por qe kjo situate te konkretizohet duhet te miratohen një sere rregullash dhe te saktësohen procedurat për te krijuar konkurrencën e nevojshme. Paralelisht me ketë situate, e nevojshme është rishikimi i ligjit te prokurimeve, qe për ndërtuesit nuk duhet te vlerësohet oferta fituese ajo me vlerën me te ulet. Prokurimet publike janë sot nje nga problemet qe shqetëson komunitetin e biznesit, pasi ne shume raste fituesit janë te paracaktuar dhe kjo vjen si pasoje edhe e boshllëqeve ligjore qe interpretohen nga drejtuesit e administratës. Ndaj përcaktimi i qarte i rregullave dhe ligjeve është një hap i domosdoshëm qe duhet te ndërmerret.