Te jetosh me punët e dorës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej 19 vjetësh Rufo Biner thur me avëlmendin e saj tradicional qilima e levenxe të kërkuara në shumë vende të Europës e deri në Amerikë. Përveç qilimave ajo punon me dorë çanta e çorape, gjithçka të thurura me lesh. 70-vjeçarja tregon për vështirësinë e punës se saj, por thotë se merr dhe kënaqësi, pasi ne gjithçka nxjerr nga duar, fut brenda shume pasion. Në punimet e artizanes së Gjirokastrës ka modele të punuara edhe 300 vjet më parë për hedhjen e të cilave në letër të milimetruar e ndihmon i biri, që ka studiuar për pikturë. Punimet e rralla të Ruho Binerit blihen kryesisht nga të huajt , madje edhe porositen prej tyre. Ndër punët me te cilat ajo vete krenohet, është thurja me avlëmend e një mozaiku të zbuluar në Butrint,e pikërisht te Pagëzimores së Butrintit. Me dashurinë për zanatin, por edhe e shtyre nga nevoja për të siguruar të ardhura për të mbajtur familjen e shkolluar fëmijët, Ruho Bineri thotë, se do ta vazhdojë traditën e avëlmendin, duke nxjerre nga duart, modele tradicionale të zonës së Gjirokastrës.

Share This Video


Download

  
Report form