Ristani për ndërtimin pa leje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje tjetër denoncim ka bere Partia Demokratike ne lidhje me nderimin pa leje, i cili sipas opozitës ndodhet rreth 100 metra larg shtëpisë se kryeministrit Rama ne zonën e Dajtit. Deputeti Arben Ristani tha se Rama nuk e quan këtë rast vrasje mjedisore, pasi ndërtesa që PD denoncon se po ndërtohet në kushte flagrante, është e një njeri të afërt të ministrit Erion Veliaj. Pikërisht në kohën kur propaganda e Edi Ramës po arrinte pikun, kur ai e quajti krimin mjedisor të barabartë me vrasje, 100 metra larg shtëpisë së tij, makineri të tonazhit të rëndë shembën një kodër të bukur, për një ndërtim pa leje, në Surrel të Dajtit. Sekreti i këtyre makinerive që kryejnë atë që Edi Rama në një sallë të Hotel Tiranës po e quante vrasje, është se punojnë për një njeri të afërt të qeverisë. Dhe kur krimi mjedisor, ndërtimi pa leje ndodh 100 metra larg shtëpisë së Kryeministrit, bëhet sigurisht me lejen dhe bekimin e tij. Po ju sjellim dhe një herë ndërmend propagandën e Kryeministrit, kur u kërkoi drejtuesve të policisë ta trajtojnë një ndërtim pa leje si vrasje. Duke u ndalur tek deklaratat e mëparshme të kryeministrit Rama dhe Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahirit se do të ndëshkohen të gjithë ata që tentojnë të ndërtojnë pa leje, Ristani theksoi se kjo gjë nuk po ndodh dhe se bëhet fjalë për një propagandë.

Share This Video


Download

  
Report form