http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne një kohe kur vëmendja publike është fokusuar ne ngjarjen e rende te vjedhjes se 713 milion lekeve, Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu ka zhvilluar një takim prej rreth një ore me Guvernatorin Ardin Fullani ne zyrën e këtij te fundit. Pas përfundimit te takimit, diplomati amerikan ju përgjigj interesit te medias duke thëne se duhet lëne Prokuroria qe te hetoje, ndërsa ne shtator Parlamenti te vendose mbi këtë ngjarje. Sipas tij menaxhimi i sistemimit bankar duhet përmirësuar. ?Është e rëndësishme që të kujtojmë që ka një hetim kriminal siç duhet të ketë realisht sepse është një çështje serioze. Së dyti është çështje e kontrollit dhe e menaxhimit të brendshëm dhe ky incident nënvizon se gjithmonë do të ketë një kontroll menaxhimi të duhur dhe se kjo bankë është e udhëzuar drejt praktikave më të mira, por mesa duket ky sistem duhet të përmirësohet. Dhe e treta që duhet të nënvizoj është që ta shikojmë si çështje të brendshme, të mos ketë implikime politike, se BSH ndërvepron me Bankën Botërore, FMN, B RZH, dhe shumë banka të tjera dhe duke pasur parasysh rëndësinë, stabiliteti i bankës është shumë i rëndësishëm. Për këto arsye ne e kuptojmë se shqiptarët, duhet të jenë të mërzitur, kjo është një ndjenjë natyrore, por është e rëndësishme që duhet lënë drejtësia të hetojë dhe se kjo ka rendësi për stafin e BSH, Këshillin Mbikëqyrës, Bordin Drejtues, dhe kur në shtator të mblidhet kuvendi të diskutohet me gjere?. I pyetur nga media lidhur me dorëheqjen e Guvernatorit Fullani, diplomati amerikan tha se kjo nuk është një çështje individuale e tij, rëndesa ka stabiliteti financiar i vendit. Ky qëndrim i ambasadorit amerikan vjen ne një kohe kur shoqëria civile po mbledh firmat ndaj qytetareve për te kërkuar shkarkimin e Guvernatorit. Ndërsa shume emra publik, eksperte te fushës, por edhe politikane kane kërkuar dorëheqjen e Ardian Fullanit.