Qe pas tragjedisë se "Gërdecit", procesi i demontimin te municioneve është bere i famshëm përtej kornizave te një rutine ushtarake.
Ambasadori i ShBA ne tirane Aleksandër Arvizu ne një konference për demontimin ka kërkuar qe ky proces te çohet deri ne fund, pavarësisht krizës ekonomike financiare ne ShBA, Evrope dhe Shqipëri. Ndërkohe qe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka theksuar se reformimi i ushtrisë nuk përfshin vetëm demontimin e municioneve, por edhe lirimin nga pronat e tepërta. Shteti shqiptar është i angazhuar qe deri ne vitin 2013 te asgjësoje te gjithë municionin e tepërt qe është trashëguar nga regjimi komunist një proces qe do te kushtoje rreth 22 milionë euro. Ndërkaq, ne konferencën për demontimin nuk kane munguar as incidentet. Protokolli shqiptar kishte vendosur pranë njeri-tjetrit përfaqësuesin e Maqedonisë dhe te Greqisë, ky i fundit nuk është ulur ne vendin e përcaktuar nga protokolli duke zgjedhur një karrige larg përfaqësuesit te shtetit maqedonas, për shkak te problemeve qe këto dy vende kane lidhur me emrin e shtetit maqedonas.