Mirdite, punëtoret e Hec-it ne protestë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Punëtorët e hidrocentralit që po ndërtohet në Qafë-Mollë janë të vendosur të mos rinisin punën deri në plotësimin e kushteve nga firma turke. Të mbështetur edhe nga banorët e Mirditës, ata kanë dalë sërish në protestë kundër diskriminimit që kjo firmë bën ndaj tyre. Përmirësimi i kushteve te vështira te punës, rritja e nivelit te sigurisë, rritja e pagave dhe rishikimi i orareve te gjata, janë disa nga kërkesat e punonjësve. Nëse firma turke nuk do t?i përmbushe ato, atëherë punonjësit deklarojnë se jo vetëm që nuk do t?i ndalin protestat por do t?i përshkallëzojnë me tej ato. Punëtoret kane deklaruar se nuk do te lejojne firmën turke qe te vijoje ndërtimin e hidrocentralit. Katër ditë më parë në këtë objekt humbën jetën 3 punonjës ndërsa ishin duke punuar në një prej galerive të tij.

Share This Video


Download

  
Report form