http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është vendi ku kanë nisur punimet për ndërtimin e një HEC-i në njësinë administrative Rukaj te Bashkisë se Matit. Projekti është kundërshtuar nga banorët e zonës të cilët përreth 2 orë bllokuan mjetet e firmës, duke mos lejuar kalimin e tyre. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit që rruga të rihapej dhe punëtorët te vazhdonin punën. Sipas banorëve, punimet e firmës kanë lënë pa vaditje tre fshatrat Rukaj, Prell dhe Rremull në një sipërfaqe bujqësore prej 500 hektarësh. Administratori Rasim Hoxha, kërkoi firmës të riktheje ujin dhe ti përmbahet kontratës që ka lidhur me ish-komunën Rukaj. Me ndërmjetësimin e forcave të rendit u ngrit një grup përfaqësues për të nisur negociatat me kompaninë qe ndërton HEC-in.