http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me këtë thirrje, por nga 33 metra lartësi, punëtorët e rafinerisë së naftës në Fier kanë protestuar sërish për mosmarrjen e pagave prej dy muajsh dhe mungesën e sigurimeve për 23 muaj.Duke mos marrë asnjë përgjigje për kërkesat e tyre ata kanë zgjedhur të protestojnë, këtë herë jo në tokë, por në një nga kolonat e ajrimit te rafinerisë.Punëtorët mes të cilëve ka edhe gra thonë se nuk do zbresin pa u zgjidhur problemi. Ata kërkojnë që uzina të nisë punën dhe t?iu paguhen të gjitha detyrimet e prapambetura.Pak kohë më parë, naftëtarët i kanë shkruar një letër KLSH-së dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkuan që kjo situatë të zgjidhej sa më parë.Në 23 janar të këtij viti, pasi kishte tre muaj pa marrë rrogën, punonjësi 62 vjeçar Agim Myrdini hipi në majë të kullës kërcënoi me vetëvrasje.Por në të njëjtën ditë kompania që ka patur në administrim rafinerinë e naftës, bëri të ditur se nuk kishte asnjë detyrim ndaj punëtorëve të rafinerisë.