Fier, 190 punonjës të naftës protestë kundër 'Bolv-oil': Uli pagat dhe s'njeh të prapambeturat

Report TV 2018-05-15

Views 15

FIER-190 punonjës të naftës të kompanisë nënkontrktore 'Simons' që kaluan në kompaninë shqiptare 'Bolv-oil' me pronar Behar Çukon kanë protestuar paraditen e sotme, pasi sipas tyre nuk njeh pagat e prapambetura dhe nuk respekton kushtet e punës.

Sipas punonjësve të cilët protestuan sot, pronari i ri po shkel në mënyrë arbitrare dhe pa të drejtë kushtet dhe kontratën e punës së mëparshme. Punëtorët thonë se pronari i ri ka ulur pagat me 50%, rrezikohen kontributet shoqërore dhe nuk njeh kontratat aktuale.

Gjithashtu ata shtojnë se kërcënohen për largim nga puna, ndersa do të reduktohet masa e ushqimit. Punëtorët deklarojnë se nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre protesta do të përshkallëzohet.

Share This Video


Download

  
Report form