Report TV - Tepelenë, përmbarimi bllokon pagat UKT,62 punonjës pa rroga

Report TV 2017-04-25

Views 5

Prej 2 muajsh 65 punonjës të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Tepelenë, nuk marrin pagat, kjo për shkak të bllokimit nga përmbaruesit për mospagesën e sigurimeve shoqërore në periudhën 2007-2012.

Drejtori i kësaj ndërmarrje, Arben Kaçorri, ka bërë fajtorë ish- drejtuesit e ndërmarrjes së Ujësjellësit, të cilët nuk kanë derdhur detyrimet në Tatime. Megjithatë vetë Kacorri, akuzon për gjendjen e krijuar, përmbaruesin privat Bujar Shehun ndaj të cilit ka bërë edhe një padi me arsyetimin se ligji e përmban që përveç shpenzimeve dhe dietave, pagat dhe sigurimet nuk mund të bllokohen nga përmbaruesi në asnjë moment.

Ky i fundit deklaron se borxhet e prapambetura janë kthyer në një terren korruptiv të cilat po shfrytëzohen nga urat lidhëse Përmbarues-Avokat.
Nga ana tjetër ata që vuajnë direkt këtë problem, janë punonjësit e administratës dhe teknikët në terren që prej 2 muajsh nuk marrin pagat pikërisht për këtë problem.

E gjendur përballë këtij problemi, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve është në prag falimenti pasi nuk ka të ardhura të përmbush asnjë detyrim.

Share This Video


Download

  
Report form