https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"CEZ", marrëveshja në Kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas disa ditësh Shqipëria do të bëhet pronare e 100% të aksioneve të kompanisë që shpërndan energjinë CEZ. Marrëveshja me palën çeke dhe atë shqiptare është depozituar në kuvend. Me miratimin e saj i hapet rrugë kështu edhe ristrukturimit të sektorit të energjisë në vend, (neni 4) duke i vënë si kusht ministrisë së energjisë që të nisë menjëherë përmirësimin e treguesve të saj, çka do të thotë luftë ndaj vjedhësve dhe rritje të arkëtimeve. Në marrëveshjen e depozituar në kuvend për herë të parë zbulohet se vlera prej 95 milionë eurosh që qeveria jonë ra dakord ta zgjidhte çështjen "CEZ" me palën ceke do të jepen për detyrimet që administrimi i atëhershëm ka patur me disa kompani si shërbimi dhe banka. Ndërsa transferimi i aksioneve do të bëhet në vlerën simbolike 1 euro. Në relacionin e depozituar në Kuvend thuhet se tashmë institucionet financiare ndërkombëtare si banka botërore apo IFC do të japin 200 milion euro kredi për të riorganizuar edhe njëherë sektorin e energjisë. Në 21 janar të vitit 2013-të Enti Rregullator i Energjisë i hoqi licencat komapnisë së shpërndarjes që administrohej nga çekët, çështja shkoi në arbitrazh dhe sipas vlerësimeve edhe të zyrës ligjore që morri pala shqiptare do t'i kushtonte vendit miliona euro dhe e pakta 4 vjet për tu zgjidhur. Pas 6 muajsh negociatash qeveria riktheu 76% të aksioneve dhe do t'i paguajë kompanisë nga Praga vlerën 95 milionë euro për katër vjet, por kjo do të bëhet me buxhetin e CEZ-it shqiptar.

Share This Video


Download

  
Report form