Paloka: Do shkatërrohet procesi elektoral - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre jave para afatit te vene për miratimin e reformës territoriale, opozita e cila vazhdon te qëndroje jashtë procesit te hartimit dhe shqyrtimit te saj, akuzon qeverinë se kërkon te beje thjesht një reforme elektorale. Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka nuk i ka dhëne përgjigje pyetjes nëse opozita do te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme lokale ne rast se kjo reforme miratohet ne mënyre te njëanshme por ka theksuar se procesi elektoral do te shkatërrohet. Paloka ka përsëritur se vullneti i opozitës është i qarte për te realizuar me pare procesin e decentralizimit e me pas hartën e re te vendit. Pak dite me pare opozita dorëzoi ne Kuvend një rezolute për këtë reforme ku kërkohej qe procesi te fillonte nga decentralizimi për te shkuar me pas tek ndarja e njësive vendore; por ky propozim i demokrateve është i papranueshëm për shumicën e cila është e gatshme te negocioje per hartën territoriale.

Share This Video


Download

  
Report form