http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shkatërrimeve të pallogaritshme dhe përmbytjeve që la në Porto Riko dhe Republikën Dominikane, uragani Maria ka goditur me zemërim ishujt Turks dhe Kaikos, me erëra që arrijnë shpejtësinë deri në 205 kilometra në orë. Pas republikës Domënikane, Maria pritet të godasë edhe Bahamasin. Por situata duket më serioze nga sa mendohet. Prishja e një dige mbi lumin Guajataca, e cila ishte ndërtuar për grumbullimin e ujit të pijshëm, ka shkaktuar përmbytje ekstreme dhe të rrezikshme në Porto Riko. Autoritetet janë vënë në lëvizje duke vendosur në dispozicion të qytetarëve autobusë të shumtë, për të evakuuar njerëzit nga zona e përmbytur sa më shpejt të jetë e mundur. Shkatërrimi total i digës mbi lume është i pashmangshëm, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar personat që nuk mundën të evakuohen, të ngjiten në zona të larta. Janë të paktën 70 mijë banorë pranë digës. Megjithatë, sekretari shtetit të Puerto Ricos është shprehur për mediat se evakuimet janë të vështira për shkak se shumë rrugë janë bllokuar. Një katastrofë e paimagjinueshme mund të ndodhë nëse banorët nuk shpërngulen në kohë. Të paktën 30 vetë kanë humbur jetën nga goditja e Marias, qe është konsideruar si uragani më i egër në një shekull. Shumë pjesë të Puerto Rikos dhe Republikës Domenikane janë të përmbytura dhe më shumë se 3 milion njerëz nuk kanë energji elektrike. Ishujt që u goditën rreth 2 javë më parë nga uragani Irma, u shkatërruan totalisht nga stuhia Maria.