http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të mbjellat bujqësore janë i vetmi burim punësimi dhe sigurimi të ardhurash për banorët e fshatit Topojë në Fier. Por kalimi i tubacionit të gazsjellësit TAP shihet nga ata si një mundësi për përmirësimin e jetës, duke nisur që nga rregullimi i rrugëve e deri tek jeta sociale në fshat. Ndërtimi i këtij projekti të rëndësishëm do të prekë në pjesën më të madhe të tij në rrethin e fierit, komunën Topojë. Madje këtu do të ndërtohet edhe stacioni kryesor i pompimit të gazit që do të shkojë drejt Italisë. Stacioni do të zerë një sipërfaqe toke prej 35 ha, në afërsi të bregdetit të Semanit.Sipas kryetarit të komunës shumë shpejt pritet të nisin procedurat e shpronësimit të fermerëve që preken nga ndërtimi i kësaj vepre. Procesi i shpronësimeve dhe lidhjes së aktmarrëveshjes me çdo fermer për sipërfaqen e tokës që do të merret me qera pritet të përfundojë brenda këtij viti. Ndërsa nisja e ndërtimit të tubacionit ku marrin pjesë pesë firma të huaja do të behet në fillim të vitit të ardhshëm.