http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hapja e negociatave te anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian eshte nje proces qe do te kërkoje kohe dhe Shqipëria do te vlerësohet mbi bazën e arritjeve te saj. Është ky qëndrimi i presidencës italiane te Bashkimit Europian i artikuluar nga ambasadori italian ne Tirane Massimo Gaiani i ftuar ne emisionin "30 minuta" ne Vizion Plus. Ambasadori Gaiani shpreh qëndrimin e vendit te tij kundër qasjes se dëshmuar nga disa prej vendeve natare te Bashkimit Europian qe kushtëzuan dhënien e statusit me zgjidhjen e problematikave te brendshme. Gjate 30 minutave te kësaj interviste ambasadori italian u ndal edhe ne 5 prioritetet e vendosura nga Komisioni Europian dhe domosdoshmërinë e përmbushjes se tyre nga Shqipëria.