http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të lihet drejtësia të bëjë punën e saj për hetimin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe arrestimin e guvernatorit Fullani. Është ky qëndrimi i ambasadorit italian në vendin tonë Massimo Gaiani. Nga Shkodra ku është takuar me drejtuesit vendore, kreu i diplomacisë italiane ka deklaruar se prokuroria duhet të vijojë punën e pavarur. Sipas Gaianit ngjarjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në sistemin bankar në vend. I pyetur për bojkotin parlamentar të opozitës Gaian ka ritheksuar qëndrimin se vendi i saj është në Kuvend.