Rrugëtimi i Shqipërisë për statusin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas pese vjetësh, Bashkimi Europian i hap dyert Shqipërisë per statusin e vendit kandidat. Vendimi u mor nga 28 ministrat e jashtëm, te cilet folen njëzëri gjatë takimit të këshillit të Punëve të Përgjithshme në Luksemburg, me 24 qershor. Pas takimit, zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, dha dhe vendimin e fundit te presidencës gjashte mujore greke.  "Sot ne morem nje vendim per t'i dhene statusin e vendit kandidat Shqipërisë. Ky nuk është një lajmë i mirë vetem për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian por është gjithashtu një vendim që ka një domethënie për integrimin e të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor", tha Dimitri Ourkoulas. Me 28 prill 2009, par para zgjedhjeve te përgjithshme parlamentare, kryeministri Berisha vendos te dorezoje prane presidencës çeke aplikimin per statusin e vendit kandidat. Ky veprim u konsiderua me shume si nje taktike elektorale. Koha tregoi se ishte vetem hapi i pari i nje kalvari te gjate përpjekjesh e refuzimesh nga Europa. Marrja e statusit kandidat nënkupton një sërë detyrash për Shqipërinë. Në komunikatën zyrtare pas vendimit komisioni këshillon që të vijohet me një punë të madhe në pesë prioritete kyçe. Pas marrjes se statusit dhe përmbushjes se këtyre prioriteteve, synimi i ardhshëm per Shqipërinë eshte nje drite e gjelbër, kete radhe per hapjen e negociatave per anëtarësim ne Bashkimin Europian.

Share This Video


Download

  
Report form