Berisha: Rama fajtor për statusin e narkotrafiqet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryeministri Sali Berisha i cili u përjashtua 10 dite nga parlamenti per gjuhen fyese qe perdori ne foltore nuk ka hequr dore nga akuzat jo vetem kundër pasardhësit te tij. Ne nje dalje publike per mediat Berisha ka komentuar si mashtrime akuzat se statusi deri tani u shty per shkak e forcave te djathta ne BE. Sipas Berishes, fajtori per kete histori eshte vetem Edi Rama, i cili ende po pengon integrimin. "Bajlozi ne krye qe pengon rrugen e integrimit jane politikanet dhe krimi ne politike jane lidhjet e Edi Rames polivalente me krimin. Sjellja e krimit ne krye te shtetit me ane te aleancës se qelbësirave. Lidhjet e tmerrshme me trafikun te qeveritareve aktuale". Akuzat e Berishës jane shtrire me tej te disa prej deputeteve te tjere ne kuvend. "Rama perdor deputete ne parlament nje te akuzuar per përdhunim te nje te sëmuri me AIDS.  Cili nuk e di qe avokati i Edi Rames eshte trafikant droge, cili nuk e di se mandatori i tij per drejtësinë eshte Fatmir Xhafa? Dhe Fatmir Xhafa eshte klani me i madh i drogës".  Berisha eshte ndalur me gjate te situata aktuale e  trafiqeve te droges: "Supergatja eshte ne qeveri eshte superiformatoja ne qeveri". Sipas Berishes, Dasho Aliko eshte i pafajshëm përpara ligjit pasi ka informuar policinë per parcelat e mbjella me hashash.  Me tej ai akuzoi Ramen se ka telefonuar vete gjyqtareve per te mbajtur ne qeli kreun e ndërtimores ne bashki, Florenc Hoxha, dhe per te liruar kreun i Inspektoratit te Ndërtimit, Zydi Dajti. Ne panoramen qe i ka bere Berisha, Shqipëria eshte nje vend mes krimit te organizuar dhe me nje ekonomi qe po rrënohet. Ndersa reforma territoriale eshte kthim ne kohen e Enverit. Edhe "CEZ", sipas Berishes eshte nje akt megakorruptiv.

Share This Video


Download

  
Report form