Rama me kryeministrin kroat për statusin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendi më i ri i Bashkimit Evropian, Kroacia është ndër të paktat vende që pranon influencën e qarqeve ekstremiste apo skeptikëve në procesin e zgjerimit në BE dhe veçanërisht në lidhje me integrimin e Shqipërisë. Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç, ka shfrytëzuar konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama për të premtuar mbështetjen e Kroacisë, jo thjesht për marrjen e statusit, por edhe për hapjen e negociatave për anëtarësim duke theksuar se Zagrebi nuk do lejojë që ekstremistët  të ndikojnë serish negativisht duke nxjerrë pengesa siç ka ndodhur edhe me vetë Kroacinë. Kjo deklaratë është në të njëjtën linjë me qeverinë shqiptare dhe kryeministri Rama ka përsëritur se Shqipëria e meritonte statusin që në dhjetor. "Shteti shqiptar është anëtar i NATO-së, dhe  kjo do të thotë se të paktën e ka ushtrinë si një pjesë të aparatit shtetëror që është i harmonizuar me standardet më të larta ndërkombëtare. Pra, sipas analogjisë, meriton që t'i jepet shansi që të paktën të negociojë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Vetëm edhe një fjali, ne do të kundërshtojmë nga ana jonë paragjykimet në Evropë, sepse politika evropiane në disa shtete që janë shumë demokratike shpesh është nën presion të paragjykimeve ndaj disa etnive dhe rajoneve, dhe ne do të jemi zëshëm, por në mënyrë të qytetëruar, kundër kësaj dukurie sepse edhe vetë i kemi përjetuar këto raporte dhe paragjykime. Dhe kjo nuk është e mirë." Ndërsa kryeministri Rama u shpreh: - Unë besoj që Kryeministri u shpreh shumë qartë dhe ruaj po atë mendim që ka qenë dhe mendimi i Kroacisë, që Shqipëria duhet ta merrte statusin në dhjetor. Prapavijat funksionuan, fatkeqësisht, në dëm të marrjes së këtij vendimi. Por nga ana tjetër, jam i bindur se gjithsesi, ky proces për ne mbetet, në radhë të pare, një proces që është i domosdoshëm, si  proces modernizimi, demokratizimi dhe evropianizimi në Shqipëri". Dy kryeministrat kane theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik. Pasi sipas Ramës ka ardhur koha për zhvillimin e mëtejshëm të integruar, politik, ekonomik e social të  rajonit në funksion të projektit të Bashkimit Evropian.

Share This Video


Download

  
Report form