http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është një plazh në Golem, i prezantuar nga Ministria e Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit si model për ndjekur në gjithë vendin. Një shembull që për autoritetet tregon se me pak investime mund të ndërtohet një plazh që i plotëson kushtet për sigurinë dhe akomodimin më të mirë të pushuesve. Synimi i Agjencisë Kombëtare të bregdetit është që edhe në Shqipëri të ketë plazhe të tipit "Blu Flag" sikurse edhe në vendet e rajonit siç është Mali i Zi me 60 të tillë. Gjatë këtyre ditëve plazhi i madh i Durrësit dhe sidomos zona e Shkëmbit të Kavajës do të kontrollohen nga inspektorët e Agjencisë për të parë nëse janë zbatuar kriteret e përcaktuara nga ky organ që në fillim të sezonit turistik.