Autori i vrasjes së dyfishtë në Kurbin mjekohej në një klinikë private - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-23

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në Kurbin mbrëmjen e 30 majit ku u ekzekutuan me armë në një lokal Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.Autori kryesor i vrasjes u arrestua në një klinike private në qytetin ?Studenti? në Tiranë, aty ku ai po mjekohej prej javësh që nga moment kur u plagos gjatë shkembimit të zjarrit në Kurbin.Edhe dy mjeket që po trajtonin autorin e këtij krimi të plagosur në këmbë, janë vënë në pranga ndërsa u shpallën në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët në vrasje.Operacioni policor i koduar ?Klinika? vuri në pranga shtetasin me iniciale Eduart L., 30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krimit ku mbetën të vrarë shtetasit Bujar Lika 37 vjeç dhe Paulin Gjergji ,53 vjeç, si dhe u plagos shtetasi Kreshnik Tushaj, 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plagos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë.Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ?Moskallëzimi i krimit? dhe ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës?.

Share This Video


Download

  
Report form