http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit ka bërë gati listën e të gjitha zonave bregdetare, ku autoritetet vendore do t?u japin leje subjekteve private për shfrytëzimin e plazheve. Për herë të parë vendosen qartë vendet që do të jenë plazhe private dhe lihen në dispozicion të qytetarëve edhe plazhe të virgjëra. Në një intervistë për Vizion Plus, Krenar Kalo, drejtor i Marketingut në këtë ministri, shpjegon se rregullat për plazhin që merret në përdorim nga bizneset janë strikte. Operatorët privatë duhet që të vendosin këndin e ndihmës së shpejtë, banjot publike, kabinat e zhveshjes dhe dushet. Po ashtu hapësira e çadrave nga njëra - tjetra nuk duhet të jetë më e vogël se 3 metra. Historiku që do të kenë bizneset në menaxhimin e zonës së plazhit do t?i kushtëzojë ata për rinovimin e lejes vitin e ardhshëm. Përveç vendosjes së kullave të vrojtimit, stacionet e plazhit duhet të vendosin edhe flamuj identifikues për zonat se ku mund të notohet dhe ato të cilat janë të rrezikshme. Vendimi detyron të gjithë personat të cilët menaxhojnë stacionet e plazhit që të kenë të punësuar një vrojtues, i cili duhet të monitorojë rrezikun për pushuesit për të gjithë kohën që plazhi është i hapur. - See more at: http://vizionplus.al/rregulla-te-reja-per-plazhet/#sthash.yh1YqdId.dpuf