http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Shqipëri mund të importosh një pajisje mjekësore, njësoj siç mund të zhdoganosh çdo mall tjetër konsumi, pa qënë e certifikuar nga institucionet shëndetësore. Në një interviste për Vizion Plus, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaron se tregu i këtyre pajisjeve, sidomos ai privat është kaotik. Asnjë institucion nuk kontrollon materialet mjekësorë që mund të jenë të skaduara, imitime apo edhe t`u kenë përfunduar orët e punës. Ndaj për këtë arsye një agjenci e veçantë do të bëjë regjistrimin e tyre. Por ajo që i shqetësoi deputetet e mazhorancës, të vetmit të pranishëm në Komisionin e Shëndetësisë, ishte mirëmbajtja e aparaturave. Pyetja që ata ngritën është perse ato prishen vetëm në shtet dhe jo në privat. Shifrat e mirëmbajtjes së aparaturave ndonjëherë ja kalojnë dhe investimeve në blerje të reja. Ndaj mirëmbajtja e tyre nuk do të jetë më kompetencë e vetë spitaleve siç funksionon aktualisht, por do të ngrihet një agjenci tjetër me detyrë monitorimin e spitaleve nëse aparaturat prishen për shkak të defekteve apo është personeli që qëllimisht i dëmton për t'i deleguar pacientet drejt privatit.