http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sezoni turistik ka nxitur shtimin e kurseve, që mundësojnë përgatitjen profesionale të grave dhe vajzave në Gjirokastër, në realizimin e punimeve në tezgjah, rrobaqepësi për fasonë, punime me shtiza, qëndistari dhe punime me grep. Eli Zhulati, një nga instruktoret e këtyre kurseve, thotë se veç mbajtjes gjallë të traditës, synimi i projekteve të tilla është edhe vetëpunësimi i femrave, nëpërmjet këtyre profesioneve.Silvana është një vajzë që vjen përditë këtu nga zonat periferike dhe shpreson që në mbarim të këtij kursi të gjejë një punë. Projekte të tilla, që ndihmojnë në punësim, bëhen në bashkëpunim edhe me zyrën rajonale të punës në Gjirokastër, që nxit iniciativa të tilla të shoqatave jofitimprurëse. Vetëm në katër muajt e fundit, pjesëmarrëse të këtyre kurseve profesionale janë bërë 75 gra dhe vajza, ndërkohë që 20 prej tyre kanë filluar punë në ndërmarrjet e fasonëve që operojnë në tregun gjirokastrit.