Gate Mahmutaj, prokuroria në kërkim të provave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne Lazarat policia eshte futur ne diten e peste te aksionit, ndaj kultivuesve te lendes narkotike, por nga ana tjeter prokuroria eshte angazhuar ne nje tjeter drejtim, ate te fiksimit te provave per te vërtetuar akuzat ndaj te arrestuarve. Ne oret e para te dites jane nisur drejt fshatit, tashme te famshëm, pese oficere gjyqësore te prokurorisë se Krimeve te Renda, nen drejtimin e prokurorit Përparim Kulluri, te cilet jane futur ne zonen qe tashme konsiderohet e sigurit per te fiksuar te gjitha provat materiale si arme fishekë, gëzhoja si dhe sasine e lendes narkotike. Nderkohe ne Tirane kane nisur ekzaminimet per te provuar shkencërisht se te paktën tre te pandehurit Gate Mahmutaj, Matjas Boçi dhe Emiljano Aliko te cilet u sollen dje ne Tirane se kane qelluar mbi policinë. Burime nga organi i akuzes kane bere te ditur se ne trupin e tre te pandehurve jane gjetur gjurme baruti, te cilat provojnë se te pandehurit kane përdorur arme zjarri megjithëse vete te akuzuarit jane kujdesur qe t'i zhdukin.  Edhe pse te akuzuarit jane kujdesur te ndërrojnë veshjet dhe te pastrohen  qe te heqin grimcat e barutit, ka pak gjasa qe ta dine se nese qëllon me arme zjarri gjurmët e barutit mbeten nen lëkurë edhe disa jave pas ngjarjes. Kjo ishte edhe arsyeja qe masa e sigurisë per tre te akuzuarit eshte lene per t'u zhvilluar mesditen e se premtes. Deri tani ndaj tre te pandehurve rendojne akuzat e grupit te strukturuar kriminal, goditjes per shkak te detyrës ndaj forcave te rendit, armëmbajtjes pa leje si dhe e prodhimit dhe trafikimit te lendeve narkotike.

Share This Video


Download

  
Report form