http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjithëve ne na ka ndodhur qe kur makina pëson një defekt, dilema me e madhe është tek cili mekanik do ta rregullojmë. Ne këtë mëdyshje është Imelda Brqiri e cila ka nevoje për shërbim servisi për automjetin e saj. Pasi është sorollatur ne disa pika te tilla shërbimi ne kryeqytet, ajo zgjodhi një servis koncesionari. Këto servise mund te quhen pa frike "spitalet" e automjeteve, te cilat japin çmime mjaft te larta për shërbimet qe ofrojnë. Por te gjithë shoferet e dine se çdo mekanik nuk mban asnjë përgjegjësi, ne rast te përsëritjes se defektit. Te vetmit qe japin një garanci afatshkurtër janë serviset koncesionare. Te tille servise makinash gjenden kudo, e te gjitha janë te mbushura plot me automjete, qe ne te shumtën e rasteve janë te vjetra dhe te amorizuara si dhe vuajnë nga cilësia e dobët e karburantit. Për rrjedhoje ky lloj tregu mund te jete nder te vetmit qe nuk po njeh krize ne Shqipëri. Një tjetër mekanik ne Tirane thotë se qëllimi i tij është te mbaje sa me gjate klientët, por përgjegjësia e tij është morale dhe jo ligjore. Ne librin e makinës, çdo shofer, ne rastin me te mire i mban vete shënimet për riparimet e makinës, edhe pse kjo është një detyre e mekanikut qe ofron shërbimin, me qellim për te patur një historik te automjetit. Çdo gabim me apo pa dashje qe mund te beje mekaniku është një veprim i cili nuk gjen penalizim, pasi ky lloj tregu është jashtë kontrollit.