http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërhyrja e policisë së shtetit në Lazarat nëpërmjet këtij aksioni të gjerë është e dyta e këtij lloji dhe pason atë të 10 viteve më parë kur forca të shumta të Reneas hynë në fshatin problematik në mënyrë të papritur dhe goditën në mënyrë të suksesshme personat që kishin sulmuar me armë helikopterët monitorues italianë. Edhe në vjeshtën e atij viti policia u qëllua me armë zjarri ndërsa nga plumbat mbeten të plagosur 3 banorë të këtij fshati. Policia arrestoi gjatë atij aksioni autorët e sulmit me armë ndaj Interfocës italiane. Që prej asaj kohe deri pak muaj më parë, Lazarati ishte për të gjithë një fshat i ndaluar, ku nuk mund të hynte as shteti dhe as mediat shqiptare dhe ato të huaja. Por këto të fundit i kanë kushtuar vëmendje të posaçme drogës që mbillej në Lazarat. Muaj më parë, një televizion francez arriti te shkonte deri ne periferi te fshatit. Gazetarët e quajtën Lazaratin kryeqytet europian të kanabisit duke nënvizuar se shteti ishte i pafuqishëm apo i korruptuar duke lejuar trafikantët e armatosur, që të vijonin normalisht punën e tyre. Pak javë më vonë, dy turistë të huaj hynë në Lazarat, filmuan me celular pamje të parcelave me bimë narkotike dhe i postuan në internet. Të gjitha këto ishin dëshmi që faktonin atë që e dinin të gjithë: lulëzimin e kultivimit të hashashit prej mesë 10 vjetësh. Sipas zyrtareve të policisë italiane, xhiroja vjetore e drogës që del vetëm nga Lazarati llogaritet ne 4.5 miliardë euro.