http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas sekuestrimit ne Malin e Zi te sasise prej 250 kg kokaine brenda nje ngarkese me banane me destinacion kompanine "Rrapo" me qender ne Vajkan te Fieit, ambientet perreth saj kane qene sot me qeta se kurre. Sapo lajmi u be publik mbreme, ne keto ambiente u ushtrua kontroll nga forcat antidroge te Drejtorise se pergjithshme te policise dhe qe prej mbremjes se kaluar ketu nuk eshte futur askush. Burime nga organi i akuzes ne Fier kane pohuar se me kete çeshtje po merret prokuroria e Krimeve te Renda. Ndersa drejtuesit e firmes jane shoqeruar qe mbreme dhe jane marre ne pyetje ne kryeqytet nga specialiste te ketij organi per te mesuar me shume përfshirjes ose jo te kesaj kompanie ne trafik droge. Nderkohe nga verifikimet e kryera eshte vërtetuar sasia e bananeve importoheshin nga Ekuadori nepermjet nje kompanie malazeze, dhe anija ka mberritur ne daten 3 qershor. Ne te njejten dite jane shkarkuar dhe 2 konteninerë te tjere, te cilet kane mberritur ne magazinat qendrore ne Fier, ndersa ne kontenierin e trete jane konstatuar demtime te vules doganore. Kjo ka ngjallur dyshime tek doganieret te cilet kane kryer kontroll me skaner te kontenierit ku kane gjetur fundin e dyfishte dhe te fshehte ku ishin vendosur 230 pakot e kokaines. Pronari i kompanise "Rrapo" ka deklaruar se nuk ka lidhje me transportin , por vetem me mallin pasi beheshin nga kompani te ndryshme. Kete radhe transporti ishte marre persiper nga nje kompani malazeze. Nderkohe nga kontaktet me autoritet malazeze destinacioni i droges dyshohet te jete Italia ose Franca, por nuk dihet ende se si do te ishte itenerari i ketij trafiku dhe a do kalonte droga nëpërmjet Shqipërisë apo do kalonte neper Ballkanin veriperëndimor. Kompania "Rrapo" eshte themeluar ne 18 mars te vitit 2013 dhe eshte regjistruar prane QKR ne daten 20 mars te vitit 2013. Ajo eshte ne pronësi te Nakize Rakipajt dhe eshte krijuar per te importuar fruta.