http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë ka vijuar me politiken e saj për lehtësim të kushteve monetare. Këshilli i Mbikëqyrës ka ulur me 0.25 % normën bazë të lekut, duke e çuar koston e parasë në nivelet më të ulëta historike prej 2.5 %. ky vendim i Bankës së Shqipërisë ka dy qëllime. Lehtësimi i politikes monetare ka si qellim që të bëjë më të lira kostot e kredisë në lekë, si dhe të demoralizojë tendencën e qytetarëve për kursim. Por guvernatori Fullani i beri thirrje bankave që të reflektojnë këtë vendim në normat e interesit. Në analizën mujore të Bankës së Shqipërisë, Guvernatori tha se me marrëveshjen e Fondit Monetare Ndërkombëtar si dhe me bashkëpunimin e ngushtë të Bankës Botërore, ekonomia shqiptare ka një kredibilitet të shtuar.