Ulet norma e interesit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë ka ulur për te dytin muaj radhazi normën e interesit për lekun. Në një mbledhje jashtë kalendarit te zakonshëm, bordi mbikëqyrës duke marrë nën shqyrtim situatën ekonomike vendosi që të çojë interesin për lekun në 3%. Sipas shpjegimeve që bëri dhe vetë guvernatori, me këtë lëvizje synohet që të nxitet konsumi i brendshëm, kredia për ekonominë dhe ulja e kostos për borxhin e qeverisë. Krahasuar me disa vite më parë, shqiptarët po konsumojnë më pak, bankat po japin më pak kredi me një rënie historike prej 2.2%, ndërsa borxhi i shtetit sa vjen dhe rritet. Guvernatori bëri thirrje që Ministria e Financave të planifikojë sa më shpejt një ulje të borxhit që ka Shqipëria pasi pas disa vitesh do të bëhet e pamundur pagesa e interesave të tij. Kjo është hera e katërt që Banka Qendrore uli normën e interesit vetëm për ketë vit, ndërkohë që qëllimi i saj për të nxitur dhënien e huave dhe rritjen e prodhimit në ekonomi nuk ka rezultuar i suksesshëm.

Share This Video


Download

  
Report form