Fullani: Ulet norma e interesit - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Një tjetër minimum historik për normën e interesit të lekut. Pas diskutimit për më se një javë, bordi mbikëqyrës i Bankës Qendrore vendosi të çojë në 3.5% interesin për lekun. Në sajë të kësaj lëvizje Banka e Shqipërisë synon rritjen e konsumit dhe të kreditimit, por siç tha edhe guvernatori pritet edhe mbështetja e ekonomisë gjatë muajve të ardhshëm, në kushtet kur mundësitë e buxhetit të shtetit janë mjaft të kufizuara. Për herë të parë guvernatori mbajt një qëndrim shqetësues sa i përket nivelit të borxhit publik. Ai kërkoi nga ana e institucioneve shqiptare transparencë në bilancet fiskale, duke mirëpritur kështu edhe ardhjen e një auditi ndërkombëtar. Platformë kjo e propozuar nga kryeministri i ardhshëm. Kjo është hera e dytë Brenda këtij viti që Banka e Shqipërisë ul normën e interesit, e cila në fakt ka dhënë efekt më tepër në uljen e kostos së borxhit të qeverisë. Ende interesi që qytetarët paguajnë për kreditë është i lartë. Ulja e normës së interesit nuk ka ndikuar as në lehtësimin e kushteve që bankat të financojnë biznesin.

Another historic minimum interest rate of appreciation. After discussion for more than a week, the Central Bank supervisory board decided to take the 3.5% interest lek. Thanks to this motion Bank of Albania aims to increase consumer and credit, but as expected the governor support the economy in coming months, as the state budget options are very limited. For the first time the governor held a disturbing attitude regarding the level of public debt. He urged the Albanian institutions transparency in fiscal balances, so welcoming the arrival of an international audit. This platform proposed by the next prime minister. This is the second time this year that the Bank of Albania lowers the interest rate, which in fact provide more effective in reducing the cost of government debt. Citizens still pay interest on loans is high. Lowering the interest rate is not affected even in conditions that facilitate banks to finance business.

Share This Video


Download

  
Report form