http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në rastin e Ina Ramës drejtësia po vepron me dy standarde. Denoncimi këtë herë ka ardhur nga avokati mbrojtës i kryeprokurores Fatmir Brraka, i cili ka reaguar pas vendimit të dhëne nga Gjykata Administrative, e cila rrëzoi kërkesën e kryeprokurores për përjashtimin nga gjykimi të gjyqtarit Emiliano Ruli. Brraka, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Dhomës së Avokatisë së Tiranës, thotë se megjithëse në kushte të pabarabarta, serish ata do të vijon betejën gjyqësore. Në datën 24 shkurt, Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrezoi kërkesën e Ina Ramës për t'u kthyer si gjyqtarë në apelin civil. Anëtaret e KLD-së vendosën me shumicë votash të rrezojnë kërkesën, me arsyetimin se zj Ina Rama ka qene gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Renda dhe jo në Gjykatën e Apelit Tiranë. Sipas KLD-së, për t'u emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ajo duhet t'i nënshtrohej procedurave të konkurrimit, së bashku me kandidatet e tjerë pretendentë për në atë Gjykatë. KLD ka propozuar më herët që Ina Rama të ushtronte detyrën e anëtares së Gjykatës së Apelit për krime të renda. Zonja Rama nuk e ka pranuar me arsyetimin se, duke mbajtur postin e Prokurores së Përgjithshme ka firmosur nisjen e hetimeve dhe arrestimet e të gjithë të dyshuarve për krime të renda të çilet vijojnë të gjykohen pranë kësaj Gjykate.