Një autostradë, dy standarde - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës dikur dallohej nga mali, që si i prerë me thikë në pjesën tonë ishte i zhveshur dhe i thatë ndërsa në Kosovë, plot pemë dhe gjallëri. Kurse sot, kësaj pamje i është shtuar edhe autostrada. Sapo kalon doganën e Morinit nuk është e vështirë të kuptosh se nuk je më në tokën shqiptare. Jo më shumë prej doganierëve, sesa prej pjesës tjetër të autostradës që është ndërtuar në Kosovë. E vlerësuar si vepra më e madhe infrastrukturore në gjithë kohërat me një investim më shumë se 1 miliard euro, Rruga e Kombit, dalëngadalë po degradohet dhe është e vështirë të besohet se ajo ka përfunduar katër vite më parë. Në fakt, që nga ajo kohë shumë punime në të nuk janë përfunduar, ndërkohë dëmtimet janë tepër të mëdha, saqë një firmë private që sapo ka marrë përsipër shërbimet e mirëmbajtjes nga Tuneli i Kalimashit në Morinë, e ka të pamundur të bëjë ndërhyrje të mëdha në projekt, përveçse të pastrojë rrugën. Rrëshqitjet e inerteve nga faqet sipër rrugës, mospërfundimi i brezave mbrojtës dhe trafikndarësve, kanë bërë që segmentin nga Tuneli i Kalimashit deri në Morinë në një gjatësi prej 40 km të shënohen 23 të vdekur e dhjetëra të plagosur, raport ky shumë më i madh krahasor me rrugën e vjetër. Përdoruesit e rrugës e konsiderojnë të pafalshme këtë gjendje, e cila krahasuar me pak kilometër më tutje në Kosovë ndryshon 100%. Në segmentin Kukës-Morinë, mungojnë mbi dhe nënkalimet për banorët , ndërkohë që 7 urat janë ende njëkalimëshe duke tejkaluar çdo afat për përfundimin e tyre. Aksidenti i fundit para pak ditësh mori jetën e disa udhëtarëve nga Kosova të cilët mendonin se edhe ura në Morinë do ishte më dy kalime dhe përfunduan në humnerë. Një kilometër më tutje në Kosovë ka një tjetër situatë. Autostrada që mban emrin e ish-presidentit kosovar, Ibrahim Rugova, ka parametra bashkëkohorë dhe numri i aksidenteve në të është i papërfillshëm, krahasuar me atë në Shqipëri. Në Kosovë nuk është lënë që dëmet të behën sa një mal, por çdo dëmtim riparohet në kohë. Këtu janë zgjidhur përfundimisht problemet e mbi e nënkalimeve, ndriçimi, siguria etj.

Share This Video


Download

  
Report form