http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rastet e fundit gabimeve apo neglizhencave në shërbimin e urgjencave në QSUT e rrethe kanë treguar problematikën që ka ky sektor. Këto raste janë nga shembujt më të këqij edhe për vet ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ndoshta pak fjala e ministrit kur flet për rastin e Korçës.Në emisionin "Debat Plus" të moderatorit Eduart Zaloshnja ministri sqaroi se për herë të parë shërbimi kombëtar i Urgjencës do të dalë strukturë më vete brenda muajit korrik, pasi të miratohet projektligji. Brenda vitit këtij shërbimi do t'i shtohen edhe 25 ambulanca duke e çuar numrin e tyre në 205 në të gjithë vendin.Me qëllim që qytetarët të mos kthehen në pacientë por të kujdesen për shëndetin e tyre paraprakisht, dikasteri i shëndetësisë do të ofrojë kontrollin mjekësor falas për 900 mijë vetë të grupmoshës nga 40-65 vjeç. Ky kontroll ose i njohur ndryshe në gjuhën e mjekësisë "chek up" do të nisë që në muajin shtator të këtij viti përmes fushatave ftuese në të gjithë vendin. Shpenzimet për këtë shërbim do të jenë falas pasi do të mbulohen nga buxheti i shtetit, ku vetëm për këtë vit arrin në 500 milionë dollarë.