http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Menjëherë pas deklaratës se grupe te caktuar farmaceutike po kërkojnë "kokën e tij politike", Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ne një interviste per Vizion Plus ka zbërthyer me detaje abuzimet me koston e medikamenteve. Sipas Beqaj, çmimi i ilaçeve mund te ulet deri ne 20% te vlerës aktuale, nëse importuesit do te reflektojnë uljet qe ju bëhen ne tregun ndërkombëtar. Shume i prekshëm nga pacientet është edhe fenomeni i lidhjeve abuzive te përfaqësuesve te kompanive farmaceutike me mjeket. Këta te fundit përshkruajnë ne receta ilaçe nga kompanitë me te cilat janë lidhur, duke përfituar përqindje për çdo ilaç te dhëne. Ministria e Shëndetësisë pas miratimit te ligjit te ri te barnave qe do te kaloje ne parlament këtë muaj, do te nise nxjerrjen e akteve nënligjore për te frenuar abuzimet me çmimet e ilaçeve. Vetëm një dite me pare Banka Botërore publikoi raportin qe cilësonte Shqipërinë si vendin me çmimet me te larta te medikamenteve ne rajon. Ndaj dhe pse kjo beteje me grosistet, ka marre përmasa edhe te një debati me kosto politike, për Ministrin e Shëndetësisë ulja e çmimit te barnave është kthyer ne sfide.