Itali, kapen trafikantet shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Falë një operacioni blic, policia italiane ka neutralizuar një grup trafiku ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të përbërë më së shumti nga shqiptarë. Gjatë këtij operacioni është sekuestruar dhe një sasi e madhe lëndësh narkotike. Pas një hetimi disa mujor, mëngjesin e sotëm, uniformat blu kanë ekzekutuar 9 urdhër arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Romës, Flavia Konstandini. Si rezultat shtatë shqiptarë janë arrestuar, një rumun dhe një italian rezident në Romë, të gjithë nën akuzën e trafikut ndërkombëtarë të drogës. Gjatë kontrolleve që janë kryer në një magazinë që shërbente si laborator në qytetin e Firencës, janë sekuestruar gjithsej 782 kilogram marjuanë, e cila në total kap vlerën e 4.6 milion eurove. Ambienti ishte ndërtuar me aspirim, sistem ngrohje dhe ftohje sipas kushteve që kërkon rritja e kësaj bime. Ndërkohe në një shkrim të saj e përditshmja italiane, "Korriere Della Sera" thekson se trafiku i drogës me avion turistik, si ai që u rrëzua në Divjake, është një mënyrë e praktikuar në disa vende. Gazeta evidenton se gjatë vitit 2011 dhe 2012 janë ndaluar 132 avionë të tillë që transportonin lëndë narkotike nga Maroku. Më pas e njëjta mënyrë u ndoq për transportimin e këtyre lëndëve nga Franca në Britani dhe nga vendet e ulëta në ato balltike. Në të gjitha këto shtete, rastet janë evidentuar pasi numri i fluturimeve në këto që njihen si aeroporte të vegjël u rrit ndjeshëm.

Share This Video


Download

  
Report form