Kapen 37 ton “captagon” në Itali - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Guardia di Financa italiane, ne bashkëpunim me policinë dhe drejtorinë anti-terrorizëm kane sekuestruar ne portën e Xhenovas 37 ton droge, e pagëzuar me emrin ?droga e luftëtarit?. Sipas autoriteteve behet fjale per 37.500.000 tableta ?Captagon?, një përpirje mes amfetaminës dhe teofilines, e cila përdoret ne mase nga luftëtarët e ISIS në zonat e luftës në Lindjen e Mesme. Kjo lloj droge njihet dhe si terapie e dhimbjes dhe ndihmon në rritjen e rezistencës së trupit gjatë luftimeve. Ngarkesa e drogës u gjet në një nga 3 kontenierët e ardhur nga India dhe qe kishte si destinacion portin Misurata në Libi, fshehur mes produkteve te tjera, si stof sintetik e shampo flokesh. Sipas autoriteteve italiane, çdo tabletë shitet në tregun e zi rreth 2 euro copa, e kjo ngarkesë droge do të sillte një përfitim prej 75 milionë euro. Prokurori i Antiterrorizmit Federico Manotti deklaroi në konferencën për shtyp se ?ka dyshime të forta se pas kësaj sasie droge fshihen mbështetës dhe anëtarë të shtetit islamik ISIS?.

Share This Video


Download

  
Report form