Fier, familja e rrobaqepëseve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është 86-vjeçar, Feim Yzeiraj, nga qyteti i Fierit që prej 45 vjetësh ushtron profesionin e rrobaqepësit. Në familjen e tij numërohen 20 rrobaqepës ku përfshihen fëmijë, nipër dhe mbesa. Ai tregon se bukuria e këtij zanati është kur punojmë të gjithë bashkarisht. Kjo është një ndjenjë e bukur, nën zhurmën që krijojnë makinat qepëse. Feimi thekson se kënaqësia më e madhe është kur qep kostume për dasma dhe për gëzime dhe se ky profesion sa po vjen e po shtohet. Kërkesat për rrobaqepës nuk janë zhdukur, madje ky profesion sa vjen e shtohet. Interesi për të mësuar këtë zanat I ka shtyrë shumë të rinj e të reja që të ushtrohen pranë djalit të tij Laverit. Ai është një nga fëmijët e kësaj familje që e trashëgon këtë profesion. Fieri është shquar jo vetëm për kulturën, veprimtarinë tregtuese, traditat, por edhe për zanatçinjtë në sektorin e  artizanatëve. Fieri, është përcaktuar nga studiuesit etnograf, si kufiri i fundit i përdorimit të veshjeve popullore. Kjo traditë ka nisur që në vitet 30, por kjo nuk mbyllet me kaq, pasi tradita e rrobaqepësve në Fier, vazhdon...

Share This Video


Download

  
Report form