http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës dorëzuan në ekstremin e afatit të lejuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit. Tre minuta para mesnate, ata dërguan në Komisionin Qendror Zgjedhor në Prishtinë, listën e pretendentëve për ligjvënës të Kosovës. Sipas ligjit, partitë kanë afat deri më 24 maj që të ndërhyjnë në listat e prezantuara, pasi jo të gjitha i kanë dorëzuar të plota.Në zgjedhjet e 8 qershorit garojnë 31 subjekte, të ndarë në katër koalicione. 19 prej tyre janë parti politike, shtatë nisma qytetare dhe një është kandidat i pavarur. Të gjitha këto subjekte e çojnë në rreth dy mijë numrin e kandidatëve të cilët synojnë të fitojnë mandat të deputetit nga 120 vende sa janë të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.