http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo pak, po afro 1 e treta e familjeve shqiptare kanë për të paguar një borxh, i cili mund të jetë një kredi banke ose hua që qytetarët marrin mes njëri -- tjetrit. Në një vrojtim që ka bërë Banka e Shqipërisë del që raporti i konsumatorëve të cilët marrin hua në Banka është pothuajse i njëjtë me borxhin informal, ose atë që nuk regjistrohet si i tillë, por që shpesh bëhet shkak për konflikte sociale. Dy qëllimet kryesore të marrjes së huasë që rendit Banka Qendrore janë blerja dhe riparimi i një prone dhe mallrat e domosdoshme të konsumit. Ekspertët thonë se kjo situatë shpjegon mjaft mirë gjendjen e ekonomisë.Por këtë situatë, ata të cilët mund ta vërtetojnë më shumë janë shitësit e pakicës. Kjo lista këtu tregon emrat e shumë njerëzve në një zonë të kryeqytetit të cilët kanë marrë ushqime pa dhënë paratë. Kadri Cara na tregon se ka katër vite që ka ardhur nga Burreli për të hapur një biznes me shpresën se do të fitonte më shumë, por tani është në prag të falimentimit. E përveç borxheve individuale që shumë familje shqiptare i kanë dikujt tjetër apo kanë marrë në banka, qytetarët tanë kanë një hua tjetër të mbartur në vite që duhet ta paguajnë nëpërmjet taksave. Sot që flasim çdokush që lind ka një detyrim prej 3 mijë dollarësh për të paguar vetëm nga niveli që i borxhit publik.