Pranga gjeneralit të Brigadës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ushtarak i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes është prangosur sot pasi akuzohet për "shpërdorim detyre". Bëhet fjalë për komandantin e Brigadës logjistike të Forcave të Armatosura, me gradë ushtarake "gjeneral brigade", Syrja Gjoka, i cili akuzohet se ka abuzuar me një fond prej 6 milionë lekësh. Gjykata e Beratit ka vendosur masën "arrest me burg" ndaj ushtarakut ndërsa urdhër-arresti është ekzekutuar sot nga policia ushtarake. Gjenerali akuzohet se gjatë kohës që ka ushtruar funksionin e komandantit të Repartit Ushtarak në Kuçovë, në kundërshtim me ligjin, ka nxjerrë urdhrin për shkatërrimin e të paktën 7 objekteve në pronësi të FA-së. Po ashtu gjatë hetimit janë krijuar dyshime të arsyeshme se ky shtetas ka falsifikuar nënshkrimet e disa prej anëtarëve të komisionit, të cilët ishin ngarkuar për përcaktimin e objekteve që do të prisheshin.

Share This Video


Download

  
Report form