http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e Emiljano Shullazit dhe dy miqve të tij Gilmando Dani e Blerim Shullazi të dyshuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, kanosje për dhënie pasurie, shkatërrim prone me eksploziv e mbajtje pa leje të armëve luftarake. Sipas policisë, arrestimi i tij lidhet me ngjarjen e 13 marsit në rrugën ?Sali Butka?, ku një sasi tritoli shpërtheu në garazhin e Arjan Zikës, por fatmirësisht pa lënduar njeri. Të arrestuarit vendosën tritol në garazh me qëllim kanosjen e tij për përfitime të paligjshme. Por Zika nuk është i vetmi. Policia dyshon se në kohe e qytete të ndryshme të arrestuarit kanë shtrënguar për t?u dhënë pasuri edhe biznesmenë. Emri i 38 vjeçarit person me disa precedentë penalë u përmend dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarët. Sipas ish-kryeministrit, Shullazi kishte kërcënuar kandidatin për rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni që të tërhiqej nga gara në të kundërt, do t?i merrte peng fëmijët. Menjëherë pas kësaj deklarate, Prokuroria dhe policia u vunë në lëvizje me shoqërimin e Shullazit dhe Danit, e vetëm në mbrëmje atyre iu komunikua arresti me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Edhe pse nuk ka shumë detaje, mësohet se dy miqtë ishin vënë në përgjim prej kohësh, ndërkohë që pas shoqërimit kryeprokurori Adriatik Llalla mblodhi Prokurorin e Krimeve të Rënda atë të Tiranës. Ne takim mori pjese edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për të rakorduar veprimet. Shullazi u arrestua një ditë pasi ministri i brendshëm Saimir Tahiri nënshkroi në Uashington marrëveshjen e bashkëpunimit me FBI-në, ku parashikohet dhe lufta ndaj krimit të organizuar.