http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
24 orë pas grabitjes spektakolare të 5 milionë eurove, nga një automjet i sigurisë fizike te një banke të nivelit të dytë në Qafë-Kashar, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 punonjësit e shoqërisë private të sigurisë ?Rogat Security?. Arrestimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit të së premtes. Të arrestuarit janë: Alban Sharra, Agron Ademi, Agron Lloha, Niko Prifti, Eduard Metollari dhe Artan Mane. Të gjatë këta persona akuzohen për shpërdorim detyre, si dhe për shkelje të rregullave të sigurimit gjatë transportit të parave. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se nuk ka ende dyshime se punonjësit e policisë private mund të jenë përfshirë në grabitje, apo se mund të kenë rol, por sipas burimeve po hetohet pozicioni i secilit prej tyre. Një ditë më parë, 4 persona të armatosur e të maskuar si efektivë policie nën kërcënimin e armëve ndaluan në afërsi të Laknasit automjetin që shoqëronte makinën e transportit të parave, ndërkohë që qëlluan disa herë në ajër. Pasi arritën të merrnin 3 milionë euro ne kartëmonedha dhe 2 lingota ari me vlere 2 milionë euro, u larguan me një makine tip fuoristradë në rrugën dytësore dhe në afërsi të urës së Limuthit, fare pranë shinave të trenit, i vunë flaken automjetit për te humbur çdo gjurme. Për të zbardhur këtë ngjarje, policia mori në pyetje dhe disa dëshmitarë pranë një lokali në zonë, të cilët panë momentin kur digjej automjeti, ndërsa nga hetimet e deritanishme ende nuk ka identifikuar asnjë nga agresoret.