Reforma territoriale, përfundojnë degjesat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përshtypjet e bankës botërore dhe GIZ-it, fondit gjerman për zhvillim shënuan fundin e dëgjesave që komisioni i posaçëm për reformën territoriale ka mbajtur gjatë javëve të fundit. Seanca e tetë tashmë e këtij komisioni mbylli fazën e sugjerimeve nga grupet e interesit dhe do të finalizohet ditën e premte, ku vetë ministri i pushtetit vendor Bledi Çuçi do të prezantojë tre variantet e mundshme të ndarjes së re administrative të Shqipërisë. Kreu i këtij komisioni, Bashkim Fino i ka bërë një thirrje të fundit opozitës që të vijë dhe të paraqesë pikëpamjet e veta dhe me të vendosin së bashku për hartën e re territorial të vendit. Nga ana e saj, Banka Botërore, e ka cilësuar si të domosdoshme këtë reformë, njësoj si dhe grupet e tjera të interesit, ku kërkoi një përqendrim më të madh të hartuesve të hartës së re të cilësia e shërbimeve që do të marrin qytetarët dhe pavarësia që do të kenë vendorët. Sipas Tahsin Sayet, e cila është drejtore rajonale e kësaj banke për rajonin tonë me këtë reformë duhet të zgjidhet edhe pjesa e buxheteve që do të kenë njësitë vendore, pasi deri tani i kanë patur modeste. Madje BB është vete ofruar te japë asistence në këtë drejtim.

Share This Video


Download

  
Report form